Ligjëvënësit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut kanë votuar riformatimin e Qeverisë.
Deputetët i dhënë vizë propozimit të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev duke zgjedhur, Trajan Dimkovskin si ministër të Bujqësisë, Naser Nuredinin për Mjedis Jetësor, Hysni Ismailin si ministër për Kulturë, Goran Milevskin për Pushtet Lokal dhe Sadulla Durakun për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive.
Ndryshe, kryeministri Zaev ka tërhequr kandidaturën për ministër të Financave pasi Komisioni Anti-Korrupsion tha se një gjë e tillë paraqet konflikt interesi.
Riformatimi i Qeverisë pason të ashtuquajturin procesi “Fshesa”, të cilin proces kryeministri Zaev e kishte paralajmëruar gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.