Ekonomia Online
FUNDIT

Parregullsi në shkollën “Shotë Galica” në Skenderaj

Parregullsi në shkollën “Shotë Galica” në Skenderaj

Parregullësi janë raportuar në shkollën “Shotë Galica” në Runik të Skenderajt ku rreth orës 11:00 një person gjatë votimit ka nxjerrë telefonin dhe ka tentuar që të ndikohet nga dikush për të votuar. Ai është lajmëruar menjëherë me stafin e shkollës në Runik dhe kanë bashkëpunuar me ekipet e policisë. Kjo e fundit në një […]

Parregullësi janë raportuar në shkollën “Shotë Galica” në Runik të Skenderajt ku rreth orës 11:00 një person gjatë votimit ka nxjerrë telefonin dhe ka tentuar që të ndikohet nga dikush për të votuar.

Ai është lajmëruar menjëherë me stafin e shkollës në Runik dhe kanë bashkëpunuar me ekipet e policisë. Kjo e fundit në një përgjigje zyrtare ka thënë se nuk ka gjetur fotografi të votës në telefonin e tij nëse ka dashur t’i dëshmojë dikujt se kë e ka votuar, prandaj nuk është arrestuar, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale ka thënë se nuk ka ndonjë rast nga Runiku që ka shkuar deri në Prokurorinë Speciale, e cila merret ekskluzizivsht me procesin zgjedhor.

Të ngjashme