Partia e Drejtësisë e ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në Manchester Arena në Britaninë e Madhe, duke e vlerësuar si përpjekje të përsëritur të grupeve dhe individëve të sëmurë që nëpërmjet goditjes së vlerave qytetëruese t’ua imponojnë mendësinë e mesjetës qytetarëve të pafajshëm të botës.
“Çdo akt terrorist, kudo që ndodhë në botë e veçanërisht në shtetet mike siç është Britania e Madhe, simbolin e tolerancës dhe integrimit të komuniteteve të gjitha llojeve, ngjallë ndjenjat e pikëllimit e dhembjes dhe njëkohësisht e rritë solidaritetin te çdo qytetar i Kosovës dhe institucionet e vendit. Do të qëndrojmë të bashkuar në çdo situatë dhe moment të kohës para akteve të tilla barbare duke promovuar njëkohësisht vlerat më të larta humaniste dhe respektin e ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e PD-së, njofton Klan Kosova.
Partia e Drejtësisë ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të pafajshme dhe uron shërim të shpejtë e të plotë të plagosurve.