Partia e Drejtësisë: Kurban Bajrami le të jetë festë e sakrificës dhe e solidaritetit

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 15:16 | Nga

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Partia e Drejtësisë ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Ndër të tjera, në urimin e PD-së thuhet se Festa e Kurban Bajramit ngërthen unitetin e vlerave shpirtërore dhe përkushtimin e sakrificën për Zotin.

Postimi i plotë:

Partia e Drejtësisë, ua uron gjithë besimtarët mysliman festën e Kurban Bajramit; duke iu dëshiruar shëndet dhe lumturi në jetë.

Kjo festë madhe e Kurban Bajramit, në vete ngërthen unitetin e vlerave shpirtërore si dhe përkushtimin e sakrificën për Zotin duke e plotësuar konditën e pestë të Islamit (kryerjen e haxhit).

Mesazhin e kësaj Feste madhështore, më së miri e përcjellin ata të cilët besojnë në Zot dhe janë të përkushtuar që vlerat e besimit t’i harmonizojnë me rrjedhat shoqërore duke u solidarizuar me skamnorët, varfanjakët dhe bonjaket dhe duke kontribuar për avancimin e vlerave njerëzore siç është paqja, toleranca dhe mirëkuptimi.

Për të gjithë besimtarët mysliman, le të shërbej kjo Festë, si motiv shtesë për punë të mira në dobi të shtetit dhe shoqërisë sonë, ngase ky është emaneti i të gjallëve karshi dëshmorëve, atyre që sakrifikuan jetën për komb, fe e atdhe.

Partia e Drejtësisë, gjithë haxhilerëve, iu dëshiron haxh të pranuar dhe kthim sa me të shpejt në familjet e tyre shëndosh e mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme