Partia Ekologjike e Kosovës e shqetësuar për ndotjen e ajrit

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 18:22 | Nga

Partia Ekologjike e Kosovës, shpreh shqetësimin e vet të thellë për gjendjen e ndotjes enorme në Kosovë, e në veçanti në Prishtinë dhe rrethinën e saj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me muaj të tërë, Prishtinën dhe rrethinën e saj e ka kapluar një ndotje e paparaparë. Për kundër shumë reagimeve tonat, të OJQ-ve dhe qytetarëve të Kosovës, ka kohë që nga institucionet e kompetente dhe Qeveria e Kosovës, nuk ndërmarrin asgjë, përveç se në ekranet tona televizive paraqiten duke konstatuar gjendjen e mjedisit, por ajo që për ta është e rëndësishmja – Ndërmarrja e masave për zvogëlimin dhe evitimin e ndotjes nuk ka.

Partia Ekologjike e Kosovës, edhe pse të vonuar e përshëndet dhe i bashkohet Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, për porosinë që dërgoi Institucioneve shtetërore për ndërmarrjen e masave sa më të shpejta për ta përmirësuar gjendjen e mjedisit në Prishtinë.

Edhe kësaj here, Partia Ekologjike bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj, që sa më parë të vejnë në funksion mekanizmat e saj për të zvogëluar apo evituar ndotjen enorme e cila e ka kapluar vendin e në veçanti kryeqytetin dhe rrethinën e saj.

Kërkojmë që me urgjenti të bëjnë ndalimin e ndotjes, të ndikoj në burimet dhe gjeneratorët e ndojeve me urdhëresë të veqant, qoftë kjo edhe ndërprerjen e prodhimit të energjisë, në zvogëlimin e qarkullimit të automjeteve, ndërpreje të rrenimit të objekteve në fshatin Shipitull, të cilët veq sa vjen e e vështërson gjendjen mjedisore e në veçanti ndotjen e ajrit.

Kjo gjendje tani më nuk është e durueshme, kjo gjendje e mjedisit shkakton pasoja të mëdha për shëndetin e qytetarwe të saj, për sjelljen e sëmundjeve, gjendjes gripoze etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme