Partia Ekologjike e Kosovës, kundërshton fuqimisht ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Sipas kësaj partie ndalimet e tilla janë të papranueshme. Ato paraqesin vazhdimin e doktrinës armiqësore të Serbëve ndaj Shqiptarëve , përpjekje për të destabilizuar Kosovën dhe penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj.
“Duke mos bërë dallim të xhelatit nga viktima, situata të tilla po ngjallin zemërim dhe tmerr të padurueshëm ne mesin e qytetarëve, reagimet e të cilëve mund të përfundojnë me pasoja të rrezikshme e të pa parapara. Andaj, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj, PEK-u kërkon nga institucionet e Kosovës që këto çështje të adresohen në institucionet ndërkombëtare dhe të bëjnë çmos që lideri i AAK-së të lirohet sa më parë dhe që këto raste mos të përsëriten”, thuhet në komunikatën e PEK-ut.