Korridoret e ngushta të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe në orët e fundit të së premtes, kanë qenë mjaft të frekuentuara nga zyrtarë të subjekteve politike e gazetarë.
E premtja ka qenë dita e fundit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme.
Gjithsej 26 subjekte politike do të jenë në fletëvotime.
Zyrtarë të LDK-së, e PDK-së, kanë paralajmëruar publikimin e listave gjatë ditës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
KQZ: Mbyllet afati, aplikuan 5 koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa from Ekonomia Online on Vimeo.
I vetmi që është ndalur të flasë para kamerave, ka qenë tani kandidati për deputet i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, që ka shfrytëzuar rastin të sulmojë dy koalicionet që i ka quajtur njërin të dështuar e tjetrin të krimit.
Kreu i VV-së, Visar Ymeri, ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, duke thënë se ajo është listë e vullnetit dhe fitores.
Në listën e publikuar të Lëvizjes Vetëvendosje janë edhe shumica e udhëheqjes komunale të Prishtinës.
Për listën ka folur edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Zharku, derisa ka mohuar që nga lista e kandidatëve, të ketë lënë dikë të pakënaqur.
Alternativa, që do të jetë pjesë e listës së LDK-së, bashkë me AKR-në, gjatë ditës ka prezantuar 10 kandidatët e saj për deputetë të Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.
Zyrtarë të PDK-së, të pyetur për listën e kandidatëve të koalicionit, kanë paralajmëruar se një gjë e tillë mund të publikohet pasditen e së shtunës.
Një gjë që tashmë dihet, është se në listën e koalicionit të PDK-së, nuk do të jetë Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i cili ka thënë se është tërhequr nga gara për deputet shkaku i aferës “Stenta”
Për Regjistrimin e Partive Politike do të shqyrtojë aplikacionet e 5 koalicioneve, 19 partive politike e 2 iniciativave qytetare, që më pas do t’ia rekomandojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim ose jo.