Partitë politike në rajon jotransparente – s’i raportojnë të hyrat as mënyrën e financimit

Prishtinë | 01 Dhj 2023 | 15:28 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në panelin e dytë në kuadër të konferncës së organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) “Kuletat Transparente: Avancimi i Financimit Politik” u diskutua për praktikat ndërkombëtare të mbikëqyrjes dhe kontrollit financiar të subjekteve politike, raporton Ekonomia Online.

Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrimin Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, tha se së fundi ka bërë publik raportet e audituara të partive politike.

Buzhala theksoi se Ligji për financim të partive politike lejon donacione deri në 20 mijë euro brenda një viti, duke shtuar se kanë mundësi të kufizuara, pasi ato shumë shpesh nuk deklarohen.

“Sapo kemi marruar raportet e partive politike si edhe zyra ka audituar raportet e deklarimeve financiare në zgjedhjet e vitit 2021 dhe përgjegjësia ka qenë te Komisioni Parlamentar. Sa i përket auditimit të vitit 2021 auditimi ka qenë në mbikëqyrje të Komisionit Parlamentar dhe mbikëqyrja financiare në të disa raste kur subjekti politik nuk ka bashkëpunuar fare me auditorin dhe është konfirmuar nga zyra sanksioni. Ligji parasheh kur nuk bashkëpunon me audtiroin ai subjekti privohet nga financimi”.

Miša Bojovič, hulumtuese e lartë në “Transparency International” nga Serbia, tha se 40% e buxhetit shpërndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet partive dhe 60% ndërmjet partive që fitojnë vende në Kuvend. Madje sipas saj, vetëm 60% e shpenzimeve publikohen nga partitë.

“Në si shtet kemi  zgjedhje shpesh dhe jemi në proces te zgjedhjeve  parlamentare këtë vit. 40% e buxhetit shpërndahen në mënyrë të barabartë mes partive dhe 60% ne mes partive që fitojnë vende.  Vetëm 60% e shpenzimeve publikohen nga partitë”.

“Ne vlerësojmë që Serbia do shpenzojë  25 milionë euro do për këto zgjedhje dhe ky është një debat i madh dhe financimi nga privatet deklarojnë vetëm 6.5% nga këto fonde private dhe kjo është problem në vete”.

Iliada Korçari, hulumtuese e lartë në “Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim” nga Shqipëria, tha se fondet që marrin partitë janë të kufizuara, duke shtuar se Shqipëria shpenzon 3.4 milionë euro për financimin e partive politike, raporton EO.

Por ajo shton se shumë parti nuk i regjistrojnë as aktivitet e nuk i bëjnë publike as financat.

“Në Shqipëri kishte 120 parti politike në vitin 2022 të regjistruar, prej tyre 10 prej tyre janë anëtarë në Parlament te Shqipërisë dhe vetëm 11 marrin fonde publike dhe këto fonde janë të kufizuara duke marr parasysh ekonominë e Shqipërisë”.

“… po ashtu Shqipëria shpenzon 3.4 milionë euro për financimin e partive politike, por nuk përfshin subvencionet sepse shuma vetëm do rritej, ka  shumë pak parti aktive në Shqipëri që do të thotë që  110 parti politike nuk ekzistojnë fare dhe është problem sepse ata nuk i regjistrojnë as aktivitet e tyre as nuk deklarojnë asgjë, sa më e madhe është partia aq më e madhe është shuma që një parti të financohet në Shqipëri duhet qe një parti të ketë  17 mijë vota që të financohesh nga shteti edhe ndonjëherë edhe 10 mijë vota”.

Marek Chromý, analist në “Tranparency International” nga Çekia, tha se në këtë shtet ka rregulla të qarta rreth financimit të partive politike.

“Në Çeki partitë politike kanë vendos qysh para 10 vjetësh që duhen të kenë rregulla konkrete për financim. Obligim për partitë të kenë konto bankare publike sepse kemi 200 parti politike dhe ato duhet të kenë konto ku mund të ketë qasje shteti dhe mund ta kontrollojë se nga vijnë paratë dhe kush ua dërgon ato para dhe mënyrën se si i shpenzojnë ato para gjithçka duhet të jetë publike”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme