Haradinaj: Ndikimi i Rusisë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE, më i madh se ndihma e Perëndimit

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pas mosantarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përmes një postimi në X, Haradinaj shprehet se sot ishte një fitore e madhe për Rusinë e Serbinë, për faktin se Kosova s’u bë pjesë e KiE-së.

Ndër të tjera ish-ministrja shton se Rusia ka ndikuar në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe ky ndikim i Rusisë, sipas Haradinaj është më i madh se vendosmëria e Perëndimit për të ndihmuar Kosovën.

“Një fitore e madhe për Rusinë (Serbi) sot: Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës pavarësisht se PACENews ka konfirmuar se përmbush të gjitha kriteret e anëtarësimit!”, shkroi Haradinaj.

“Në terma praktike, kjo do të thotë se edhe pse u dëbua pas pushtimit ilegal në shkallë të plotë të Ukrainës, Rusia është shumë më ndikuese për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sesa është vendosmëria e Perëndimit për të ndihmuar Kosovën të bashkohet. Ditë e vështirë për botën e lirë demokratike”.

Të ngjashme