Partitë politike përkrahin projektligjin për Prishtinën

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 13:21 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji për Prishtinën, e ka marrë përkrahjen e partive politike në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Xhevahire Izmaku në emrin e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të  Kosovës (PDK), tha se do të bashkëpunojnë me të gjitha komisionet, sa i përket projektligjit për kryeqytetin.

“Në emër të PDK-së e kemi shqyrtuar projektligjin dhe do të bashkpunojmë me të gjitha komisionet ,të gjitha vërejtjet që dhanë kolegët besoj që në komisione do ti shqyrtojmë lëshimet që janë bërë, në çështjen e sferës së shëndetësisë kemi kërkesa. Gjithashtu edhe sa i përket kompetencave për policinë, ne kemi obligim që të bëjmë një ligj të mirë. Ky projektligj ka interferime edhe me ligjet e tjera”, tha Izmaku.

Në anën tjetër Rasim Selmanaj në emrin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se me këtë projektligj Prishtina do të ketë status të veçantë, duke treguar se partia prej nga vjen është pro këtij projektligji.

“Me këtë projektligj parashihet që Prishtina të ketë status të veçantë, ka rëndësi sepse rregullohet organizimi dhe kompetencat shtesë që i jepen kryeqytetit. Mbi bazën e tij kryeqyteti i shtrohet mbikëqyrjes në pajtim me ligjin për qeverisje lokale.  Ky projektligj nuk është ligj politik por është në të mirë të Prishtinës.Ne e përkrahim këtë projektligj.

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën, tregoi se edhe partia e tij është përkrahëse e këtij ligji.

“Në emër të Nismas e mbështesim fuqishëm këtë ligj. Më mirë ta kemi një ligj te keq sesa të mos kemi ligj fare. Nuk ekziston tek shumica e deputetëve interesi për forcimin e shtetit, po të ekzistonte minimumi i  dashurisë për krijimin e institucioneve Prishtina nuk do të mbetej pa ligj”, tha Zeka.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimin e Projektligjit për Liri fetare në Kosovë. Ndërsa në rend të ditës është edhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Presidentin.

 

Të ngjashme