Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimit në mes të Institutit për Politika dhe ekonomi në mes Evropës dhe Kinës.
Memorandumi ka për qëllim rritjen e bashkëpunimin strategjik në zhvillimin e arsimit, turizimit dhe në veçanti ndërmjetësimin në bashkëpunimin ekonomik me vendet tjera.
Drejtori i Institutit për Politika dhe ekonomi në mes të Evropës dhe Kinës Yuchin CHENG tha se ,, Oda Ekonomike e Kosoves është një partner i rëndësishëm në aktivitetet tona të përbashkëta në ngritjen e bashkëpunimit arsimor, turistik e ekonomik si dhe përmirësimin e imazhit të saj”.
Nga ana tjeter, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Gerxhaliu tha se ,, Ekonomia e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë nevojë për promovim të mundësive për zhvillim sa më të gjerë jo vetëm në Evropë por edhe në vendet aziatike të cilat kanë potenciale financiare, inovative dhe projekte për të investuar dhe zhvilluar duke bartur transferin e teknologjisë dhe sistemit Knoë Hoë.
Këto potenciale që posedojnë vendet Aziatike janë më se të mirëseardhura për qëndrueshmerinë ekonomike të vendit tonë dhe partneriteti i përcjellur me dialog nuk kanë alternativ tjetër”
Palët u dakorduan që në të ardhmen të ketë aktivitete të përbashkëta me involvim të institucioneve tona relevante si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme si dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjegjësisht KIESA.