Pas 15 viteve, spitali i Prizrenit bëhet me Laparaskop të ri

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 13:23 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se pas 15 viteve, spitali i Prizrenit është bërë me Laparaskop të ri.

Ismaili ka shkruar se po bëhen investime për shërbimet mjekësore i cili nuk do të kufizohet vetëm në QKUK por në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore.

Postimi i Ismailit i plotë:

“Pas 15 viteve, Spitali i Prizrenit bëhet me Laparaskop të ri. Pajisje moderne, ne vlerë prej 60 mijë eurove, për kryerjen e operacioneve me metodat e fundit kirurgjike. Këtë vit kemi ndarë buxhet shtesë për pajisje për këtë spital. Përmirësimin e shërbimeve mjekësore nuk do ta kufizojmë vetëm në QKUK, por do të shtrijmë në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore”, shkruan Ismaili.

Image may contain: 2 people, people sittingImage may contain: 1 person, sitting and indoorImage may contain: one or more people, people standing and indoorNo automatic alt text available.Image may contain: one or more people and people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme