Pas 20 muajsh ndalim për shkak të Covid-it, mbërrin grupi i parë i udhëtarëve të huaj në ShBA

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Udhëtarët e parë të huaj kanë mbërritur në aeroportet amerikane, të etur për t’u ribashkuar me familjen dhe të dashurit pas një ndalimi 20-mujor të udhëtimit për shkak të COVID-19.

ShBA-ja i rihapi të hënën kufijtë e saj për vizitorët, duke i dhënë fund kufizimeve të vendosura nga ish-presidenti Donald Trump në mars të vitit 2020.

Kufizimet e udhëtimit kanë prekur qytetarët jo-amerikanë nga mbi 30 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, duke ndarë familjet dhe duke bllokuar turizmin, shrkuan BBC, përcjell Klankosova.tv

Janë hequr kufizimet për ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe i nënshtrohen testimit dhe gjurmimit të kontaktit.

Dy fluturime nga aeroporti Heathrow i Londrës kanë zbritur që atëherë në Nju Jork, duke shënuar kthimin e një prej shtigjeve më të ngarkuara të fluturimit në botë.

Udhëtarët që mbërrinin në aeroportin John F Kennedy të Nju Jorkut u pritën me duartrokitje, balona dhe biskota.

Të ngjashme