Pas 40 vjetësh, Ecclestone tërhiqet nga Formula 1

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 12:30 | Nga

Pasi korporata mediale amerikane Liberty Media bleu Formula 1, kreun e kësaj organizate e mori amerikani Chase Carey.

Në njoftimin në faqen e internetit të Formula 1, thuhet se organizata Formula 1 është shitur për 8 miliardë dollarë, ndërsa pronësinë e ka marrë Liberty Media.

Ashtu që pas plot 40 vitesh nga pozita e shefit të Formula 1 shkoi Berni Ecclestone (86), ndërsa në vendin e tij erdhi bashkë-presidenti i kompanisë mediale 21s Century Fox, Chase Carey. Ecclestone u falënderua për tërë kontributin e tij për Formula 1 dhe theksoi se me titullin president nderi do të vazhdojë të veprojë si këshilltar.

Pasi që procesi i shitjes ka përfunduar, Ecclestone falënderoi të gjithë ekipet, sponsorët dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar gjatë katër dekadave të fundit.

“Jam krenar për atë që kam bërë gjatë 40 viteve të fundit në Formula 1. Plotësisht jam i sigurtë se Liberty Media do të vazhdojë të ndërtojë ardhmërinë e Formula 1”, tha Ecclestone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme