Pas aktakuzës, Qemajl Mustafa jep dorëheqje

Prishtinë | 17 Sht 2016 | 10:11 | Nga

Disa orë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa është akuzuar për krim të organizuar të lidhur me korrupsionin, ka reaguar Mustafa.

Ai bën të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si anëtar i bordit në zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se me aktakuzën e ngritur ndaj tij, Prokuroria e ka gabuar adresën.

“Do të doja sinqerisht që akuza ndaj meje dhe ish-zyrtarëve të mi të kontribuonte qoftë edhe për një të miliontën pjesë në uljen e shkallës së krimit e të korrupsionit në Kosovë. Për fat të keq, gjykimi i mundshëm (dhe koha) do të dëshmojë që prokuroria (me ose pa qëllim), e ka huqur plotësisht adresën”, ka thënë Mustafa.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Rreth lajmit për ngritje të aktakuzës nga prokuroria e shtetit për mua si ish-kryetar dhe shumë zyrtarë të tjerë të komunës

Miq të nderuar,

E di që ky lajm do t’iu zvogëlojë (në numër) juve miqtë e mi. Një numër i juaji do të zhgënjeheni dhe do ta ktheni shpinën në heshtje ose edhe me fyerje e shfryerje ndaj meje dhe do ta merrni këtë pretendim të prokurorisë (të cilën unë ende nuk e kam pa) si akt të kryer dhe të vërtetë. Disa nga ju do të qëndroni edhe më tej me mua, por nën peshën e dyshimit se tashmë nuk jam ai që isha në mendjet dhe në sytë tuaj. Pak prej jush që vërtetë më njihni mirë, nuk do të ikni kurrë, sepse e dini sjelljen dhe qëllimin tim, e njihni gjendjen time materiale dhe të kaluarën e të tashmen time. E njihni angazhimin e pakursyer timin e te struktures komunale ne ato gjashte vite te gjata e te mundimshme te ndertimit te komunes.

Një numër i juaji keshtu e ka kthyer shpinden edhe pas humbjes se zgjedhjeve lokale ne Gjilan. Per mua eshte e natyrshme. Njerezit, ne shumice, jane te prirur te sillen verdalle rreth pushtetit por edhe shpejte bien ne karremin e manipulimeve e te dezinformimeve.

Bashkeshortja ime dhe dy djemte tane sot kane kalue çaste teper zhgenjyese sepse vetem sot ata e kane kuptue thelle se ku jetojme dhe nen meshiren e kujte jemi. Ata, si asnje prej ju miqe te nderuar, e dijne dhe e njohin gjendjen e keqe financiare deri ne absurditet ne familhen tone, te shkaktuar pikerisht nga vitet e qeverisjes me komunen dhe me partine. Kete gjendje po kaq sa femijet e mi dhe bashkeshortja ime do te duhej me e njofte prokuroria dhe hetuesit e nderuar sepse eshte detyre ligjore e shteterore e tyre, qe ta njohin deri ne detaje para se te ngritet nje akuze.

Kjo eshte se paku NO SENS nga ana e tyre.

Sidoqofte, e kam thene dhe po e perseris:

ËSHTË E MIRË PËR KOSOVËN DHE SHQIPTARËT QË ORGANI I AKUZËS PO NGRITË DYSHIME E AKTAKUZA SEPSE KJO ËSHTË E VETMJA RRUGË PËR TA PAÇTUE KËTË VEND NGA KRIMI DHE KRIMINELËT.

Do te sqarohemi deri ne fund dhe mire patjeter. Anipse kjo po ua humbe kot se koti muajte dhe vitet e vlefshme te jetes edhe njerezve qe plotesisht e tradicionalisht ishin dhe jane patriote, skane lidhje me hajnine as me kurdisjet e me zhvatjen. Po ua humbe krejte ate qe eshte pasuria me e madhe ne jeten e nje njeriu – imazhin e mire dhe respektin ne shoqeri. Duke mos dhene llogari kurre per akte te tilla vrastare qe shteti vet i ben me vite ndaj disave prej qytetareve te tij. .

Do te doja sinqerisht qe akuza ndaj meje dhe ish zyrtareve te mi te kontribuonte qofte edhe per nje te milionten pjese ne uljen e shkalles se krimit e te korrupsionit ne Kosove. Per fat te keq, gjykimi i mundshem (dhe koha) do te deshmoje qe prokuroria (me ose pa qellim), e ka huqur plotesisht adresen.

Shkalla e se keqes ne kete vend nuk do te ulet hiç, bash hiç me kete rast sepse mes meje dhe krimineleve e hajnave te vertete ekziston nje mal i madh i te varferve (ku bej pjese edhe une me familjen time te ngushte e te gjere) dhe te te pasurve skajshmerisht (ku bien ne shumice kriminelet e vertete te ketij vendi).

Kjo puna e kesaj akuze me ngjet shume ne ate humorin e Cimes e Lecit kur Leci e kerkone unazen jo ku i kishte humbur atje diku ne terr por e kerkonte diky tjeter ne oborr, ku kishte drite.

Qesharake eshte kjo por edhe e dhimbshme dhe goditese per kete popull i cili, ne fakt, vet ka lejue me ardhe ne kete deregje.

Me kete rast, u drejtohem zyrtreve ne akuze (e qe nuk e dij per shumicen cilet jane) se asnjeri nuk do ta pesoje nga puna qe ka bere me mua per ato gjashte vite. Dhe i lus qe te mos shqetesohen sepse per asnje sekonde nuk eshte menduar dhe vepruar per ato vite per ta demtuar komunen dhe bugjetin e saj. Ne fund te fundit qytetaret e kane pa progresin dhe te mirat qe i kane ndodhe komunes per ato vite dhe per vitet qe pasuan pas udheheqjes time.

Keto akte perndyshe, jane te njohura nga librat dhe praktikat e shoqerive qe kane rreshqitur ne sisteme autoritare çfare eshte instalue edhe ne Kosove. Duhet “shpikur” viktimen ku eshte e ku nuk eshte, per te shpetuar sistemin.

Edhe kjo sqarohet. Don edhe shume muaj e ndoshta efhe ndonje vit por sqarohet perfundimisht, njehere e mire.

Pavaredisht nevojes se skajshme per financa ne fsmilje, punedhenesit tim, kuvendit te Kosoves, qysh sonte publikisht, e te henen e ardheshme efhe zyrtarisht e me shkrim, ia ofroj doreheqjen time. Nuk jam une njeriu qe rrin ne nje bord te nje agjensioni te rendesishem e te pavarur dhe mer vendime te rendesishme nen skuzen per kurdisje tenderesh e per hajni.

Kjo nuk ka qene dhe nuk do te jete asnjehere ne moralin tim publik. Fjales dhe premtimit tim publik i kam dale zot perhere. Keshtu do te jete edhe kesaj here.

Ju uroj te gjitheve mbremje e gjume te mire. Me shpresen qe Kosova e shqiptaret ta kene me mire ne ditet qe po vien.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme