Pas arrestimit në Itali, Ardian Krasniqi ekstradohet sonte në Kosovë

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Sonte pritet të mbërrijë në Kosovë Ardian Krasniqi, seanca ndaj tij pritet pas mesnate.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, Ardian Krasniqi pritet të mbërrijë sonte në Prishtinë përmes Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit – ILECU.

Ai është i përfshirë në rastin penal që lidhet me Lavdim Krasniqin, ish-drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe me persona të tjerë të akuzuar në këtë çështje.

Burimet, për gazetaren Blerta Ahmeti, kanë thënë se seanca ndaj tij pritet të mbahet pas mesnatës, në orën 00:30, ndërsa gjyqtar i rastit është Alban Ajvazi.

Krasniqi ishte arrestuar në Itali dhe do të ekstradohet në Kosovë.

Klan Kosova ka tentuar ta kontaktojë mbrojtësen e Ardian Krasniqit, avokaten Bedrie Rexhepi, por ajo nuk ka pranuar të prononcohet në këtë fazë, duke vlerësuar se është ende herët për të dhënë një deklaratë publike lidhur me rastin.

Të ngjashme