Pas disa ditësh në arrati, arrestohet i dyshuari për vjedhje në dyqanin e njohur në Prishtinë

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Pas disa ditësh në arrati, policia ka vënë në pranga K.A., i dyshuar për vjedhjen e 800 eurove në dyqanin n’Mollë në Prishtinë, mëson Gazeta Express nga burime brenda Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari në kohën kur kishte hyrë për të grabitur u kishte hedhur sprej syve dy personave tjerë që ndodheshin në dyqan.

Këto burime treguan se shuma që ai ka vjedhur është rreth 800 Euro.

Dy ditë pas vjedhjes, policia kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kërkimit në shtëpinë e tij ishin gjetur rrobat me të cilat dyshohet se është kryer grabitja, mirëpo jo edhe i personi në fjalë.

Të ngjashme