Ish- komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pas dorëheqjes së tij nga pozita që kishte në FSK, pritet që të marrë një detyrë të re.
Rama do të ketë një pozitë të re ushtarake përfaqësuese për Kosovën, në njërin nga vendet e rajonit, raporton telegrafi.
Ende nuk është bërë e ditur se saktësisht qfarë misioni do të ketë Rama, pasi që kjo pritet të bëhet pas dekretimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në vend të Rrahman Ramës, ka emëruar komandant të ri të FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jasharin.
Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.