Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur pas humbjes së pësuar në finalen e Europa League kundër Sevillës.
Duke analizuar ndeshjen, ai dha edhe sinjale se ky takim mund të ketë qenë i fundit për të në stolin e Interit.
“Ka qenë e mrekullueshme për mua të jem trajneri i Interit, falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë ta provoj këtë eksperiencë”, u shpreh ai.
“Ka disa gjëra që kam përjetuar këtë vit që nuk më kanë pëlqyer, me gjithë respektin për të gjithë. Unë kam një familje dhe duhet të kuptoj nëse futbolli është prioriteti apo familja ime”.
“Sepse nëse disa situata ndikojnë te familja ime, kjo nuk është e pranueshme për mua. Gjithçka ka një limit, duhet të kuptoj ku është limiti im”.
“Do ta sqarojmë situatën me qetësi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që të kaloja një vit të madh tek Interit, por ka qenë gjithashtu edhe një vit shumë i vështirë”.
Sa i përket ndeshjes: “Ka qenë një ndeshje e vështirë dhe e ekuilibruar. Ne kemi pasur raste, por jemi ndëshkuar nga një devijim i pafat i Lukakut”, ka thënë Conte.
“Ndjejmë keqardhje, por skuadra dha gjithçka kundër një rivali me shumë eksperiencë që është mësuar me ndeshje të tilla dhe që e ka fituar finalen disa herë. Në fund, kjo është ajo që e bëri diferencën”.