Pas këtij ndryshimi, Instagram s’do t’ju pëlqejë më

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 19:00 | Nga

Ju mund të mendoni se Instagram është krijuar vetëm për argëtim – për postim të fotografive dhe videove të përditshme.

Por, për Mark Zuckerberg, Instagram është një thes i madh me para.

Tani është konfirmuar se aplikacioni në pronësi të Facebook do të bëhet edhe më i mërzitshëm për njerëzit, transmeton Gazeta Express.

Facebook ka në plan që të shfaq edhe më shumë reklama në rrjetin social. Në një konferencë me analistë, shefi i zyrës operative Sheryl Sandberg tha:

“Kur flasim për Instagram, ne shohim mundësi të madhe: 25 milionë profile biznesi dhe 2 milionë reklama”.

Kjo do të thotë se reklamat do të shfaqen më shumë edhe në storjet e aplikacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme