Pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Lista Serbe ka vendosur që të dërgojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë.
Siç njofton FoNet, pos me Vuçiqin Lista Serbe është konsultuar edhe me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Siç është njoftuar, lista do të dorëzohet në KQZ në orën 13:30.
Kujtojmë se sonte në mesnatë skadon afati i paraqitjes së listave me kandidatë për deputetë të subjekteve politike, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Dje vetëm dy parti të minoriteteve kanë dorëzuar listat e tyre, derisa partitë shqiptare janë mbledhur për të përpiluar ato.