Pas kritikave për mungesë transparence, MAPL publikon emrat e OJQ-ve që morën 500 mijë euro

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e udhëhequr nga ministri në detyrë Elbert Krasniqi, ka publikuar tashmë listën e plotë të organizatave joqeveritare që kanë përfituar financim nga thirrja publike për projekte në fushën e qeverisjes lokale, pasi fillimisht nuk i kishin bërë publike emrat e tyre.

Fillimisht ministria kishte publikuar vetëm numrat e protokollit të aplikimeve, duke fshehur emrat e organizatave që po konkurronin për fondet publike dhe duke mos treguar as shumat që do të ndaheshin për secilin projekt.

Tashmë, me vendimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve, MAPL ka publikuar listën e përfituesve, nga e cila rezulton se janë financuar 12 organizata joqeveritare me një vlerë totale prej 500 mijë euro.

Sipas vendimit, organizatat përfituese janë:

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime (ICHAT) – 30 mijë euro;

Advocacy Training and Resource Center (ATRC) – 30 mijë euro;

Green Art Center Prishtina – 55 mijë euro;

Business Support Centre Kosovo (BSCK) – 55 mijë euro;

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI – 55 mijë euro;

Për Mendje të Shëndoshë (PMSH) – 55 mijë euro;

Qendra Kosovare për Diplomaci (KCD) – 60 mijë euro;

Roma Versitas Kosova – 30 mijë euro;

Democracy Plus (D+) – 30 mijë euro;

Iniciativa për Progres (INPO) – 30 mijë euro;

Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) – 30 mijë euro;

Instituti për Studime të Avancuara GAP – 30 mijë euro.

Të ngjashme