Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka pranuar një letër nga kryetari i LDK-së Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.
Haradinaj theksoi tutje se qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.
Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10.
Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!