Pas lirimit të tre policëve, Haxhiu ka një kërkesë për ndërkombëtarët

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Gjykata në Kralevë të Serbisë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

E në lidhje me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kidnapimi i tyre s’kishte të bënte me drejtësi, por me agresionin e Serbisë në Kosovë.

“Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit”.

“Kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë”.

“Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme