Kanada, Meksika dhe SHBA kanë paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tyre të përbashkët për të organizuar Kupën Botërore në vitin 2026.
Vendim përfundimtar do të merret më 13 qershor nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit, ku deri më tani Maroku ishte i vetmi shtet që kishte bërë kërkesë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të SHBA-së, Carlos Cordeiro shkroi “Është dorëzuar oferta e bashkuar e Kanadasë, Meksikës dhe SHBA-së për të organizuar Kampionatin Botëror 2026 FIFA”.
“Mesazhi ynë për botën: me 23 stadiume të klasit botëror dhe 150 vende të stërvitjeve tashmë të ndërtuara dhe operative, ne jemi të gatshëm të presim!.
“Ne besojmë se tre vendet tona kanë ofertën e vetme që mund të ofrojë siguri të nevojshme”.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se më “nuk kishte oferta të tjera. Vetëm këto dy. Sot këshilli i FIFA-s ka shikuar afatet dhe fazat e ndryshme dhe do të shohim se çfarë do të bëhet në javët e ardhshme. Ne kemi miratuar rregulloret për votimin në Kupën e Botës”.