Pas marrjes së vaksinës AstraZeneca në prill të këtij viti, kancelarja gjermane Angela Merkel – tani ka marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna. Siç raporton BBC, 66-vjeçarja e ka marrë dozën e dytë disa ditë më parë, ka njoftuar zëdhënësi i kabinetit të saj, transmeton Telegrafi. Në anën tjetër, ekspertët konsiderojnë se kombinimi i […]
Pas marrjes së vaksinës AstraZeneca në prill, kancelarja gjermane tani merr edhe dozën e dytë – por të Modernas

Pas marrjes së vaksinës AstraZeneca në prill të këtij viti, kancelarja gjermane Angela Merkel – tani ka marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna.
Siç raporton BBC, 66-vjeçarja e ka marrë dozën e dytë disa ditë më parë, ka njoftuar zëdhënësi i kabinetit të saj, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, ekspertët konsiderojnë se kombinimi i vaksinave kundër COVID-19 mund të jetë një ide e mirë, por është ende herët të konstatohet me siguri të plotë.
Ndryshe coronavirusi vazhdon të jetë prezent pothuajse në çdo vend të botës, madje disa prej tyre ende nuk i kanë lehtësuar masat mbrojtëse siç është Britania e Madhe.











