Në mesditën e së hënës, liderët shtetëror të Kosovës dhe të Shqipërisë mbajten mbledhjen e dy qeverive.
Në orë 13:00 të dy qeveritë kishin qenë të zënë duke bërë një fotografi të përbashkët. Ideja kishte qenë që të bëhet simboli i shqiponjës nga të gjithë me duar.
Por pasdite shqiptar të Pejës, ishin marrë me diçka tjetër. Një person ka raportuar në Polici se afër shtëpisë së tij kanë gjuajtur me armë dy persona të tjerë, me të cilët kishte pasur mos marrëveshje.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë dhe është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë e kishin sulmuar fizikisht dhe më vonë dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.