Policia e Kosovës raporton se një person në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë është plagosur në këmbë pasi një njeri i panjohur ka shtënë me armë zjarri ndaj tij.
Sipas viktimës para se të plagosej ai pati mosmarrëveshje me disa persona të panjohur.
“Viktima nga njësiti i i emergjencës është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe po punohet në identifikimin e personave të dyshuar”, shkruan Policia e Kosovës.
Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.