Me datë 25 Gusht të vitit që lamë pas këngëtari Robert Berisha deklaroi ndarjen nga Nora Istrefi me anë të një postimi në rrjete sociale. Ndonëse i dhanë fund martesës, çifti kanë mbetur miq shumë të mirë dhe ruajnë respekt për njëri-tjetrit.
Që nga momennti kur dyshja u ndanë, Roberti është përfolur shpesh për një lidhje të re. Lidhja e tij me modelen Xhesika Kadiu është komentuar shumë në media, madje ishte vetë modelja që e pranoi se mes tyre ka ekzistuar diçka.
Mirëpo a ka ndërmend Roberti të martohet sërish? Në një intervistë për revistën “Story” këngëtari ka treguar se nëse nuk do të kishte fëmijë ndoshta do e mendonte si mundësi por tani nuk e ka në plan.
Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmënd të bëhem sërish. Nëse nuk do të kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk më lejon të kem një martesë të dytë”, ka treguar Roberti per “Story”