Punonjësi i sigurimit që festoi kualifikimin e River Plates ndaj Boca Juniors, Gabriel Portillo, mbeti pa punë kur u pa video e tij duke festuar.
River Plate u kualifikua në finalen e Kupës Libertadores 2019, pasi e mposhti me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.
Një punonjës i sigurimit u pa nga të gjitha kamerat duke festuar me skuadrën e tij të zemrës, edhe duke qenë si punëtor në stadiumin e Boca Juniors, ‘La Bombonera’.
Sipas “Diario Olé” të Argjentinës, pasi e kanë identifikuar protagonistin, kompania përgjegjëse për sigurinë e stadiumit në La Bombonera, e largoi atë nga puna pasi ishte duke festuar me lojtarët Matías Suárez dhe Lucas Pratto.
Sidoqoftë, Gabriel Portillo ka marr një lajm shumë të mirë në ditën e sotme, pasi presidenti i River Plates, Rodolfo D’Onofrio, i ka dhënë garanci që do të punësohet. Kur e kuptoi këtë, lotët e tifozit nuk munguan.
“Faleminderit shumë … Ndjej një gëzim të madh, kam nevojë për punë dhe më shumë në River”, shprehet me lot në sy Gabriel Portillo.
“Në familjen time duhet ta mbështes një vajzë tre vjeç dhe një djalë 14 vjeç”, ka thënë ai, transmeton telegraf. Në fund, ai u pyet për aftësitë e tij të punës, të cilave u përgjigj pa hezituar: “Unë mund të bëjë çdo punë, nga hidrauliku te muratori”.