Pas reshjeve të shiut, parkingun e ri të Prishtinës e “merr” uji

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Vetëm pak ditë pas hapjes reshjet e shiu depërtojnë në parkingun nëntokësorë përballë Katedrales, në Prishtinë.

Në foto të publikuar nga qytetarët në rrjete sociale, shihet se uji nga reshjet e shiut është futur në parking.

Qytetarët dyshojnë në cilësinë e punës që është bërë aty.

“Parkingu i ri nëntokësor i kryeqytetit qysh në fillim me rrjedhje t’ujit, Dyshoj shumë në punën profesionale që është bërë aty”, thuhet në një postim në Facebook nga “Vrojtuesit e Lagjës”.

Vetëm pak ditë më parë ky parking u lëshua për klientë, por ankesa kryesore ishte çmimet mjaft të larta.

Ky parking ishte projekt i Komunës së Prishtinës, dhe vlera e tij përllogaritet të jetë rreth 12 milionë euro.

Të ngjashme