Pas reshjeve të shumta që ndodhën mbrëmë, situata është nën kontroll

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Pas të reshurave të shiut që kanë ndodhur mbrëmë në Kosovë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra së bashku me zëvendësuesin e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Abdullahun dhe Kryeinspektorin për Menaxhimin e Emergjencave, z. Kastriot Lajqi, kanë dalë në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe punën e zjarrfikësve.

Zëvendësministri Dobra më këtë rast ka vizituar disa zona, në veçanti pikën në  lagjen Veternik dhe fshatin Dobratin të komunës së Graçanicës.

Më këtë rast zëvendësministri Dobra ka konstatuar se të gjitha njësitet e zjarrfikësve janë mobilizuar plotësisht për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë prekur nga kjo situatë.

Ai po ashtu falënderoi zjarrfikësit, pasi u konstatua se falë punës së tyre situata është nën kontroll dhe të gjitha pengesat janë mënjanuar.

Të ngjashme