Një grup protestuesish iranianë kanë kërkuar dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi u konfirmua se ushtria iraniane e ka qëlluar gabimisht aeroplanin ukrainas në të cilin ndodheshin 176 njerëz brenda.
Në disa video të publikuara në Twitter, dëgjohen protestuesit duke thënë “Komandanti i Përgjithshëm jepni dorëheqje”, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Aty shihen qindra protestues duke brohoritur para universiteti Amir Kabir që ndodhet në Teheran.