Pas saherë përdorimi duhet pastruar rrobat?

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Të kujdesesh për higjienën personale është jetike për shëndetin, sepse përmes kësaj shmangni shumë sëmundje.

Por në të njëjtën kohë duhet ta keni parasysh edhe pastërtinë.

Shumica e njerëzve nga meraku për t’i ruajtur rrobat i pastrojnë shumë rrallë, por kjo gjë është ë gabuar, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund të shihni cilat veshje duhet të pastrohen pas çdo përdorimi:

Të brendshmet

Një ndër rregullat bazë të higjienës janë të brendshmet. Ato duhet të ndërrohen pas çdo përdorimi.

Xhinset

Xhinset mund t’i mbani veshur pesë deri në gjashtë herë pastaj t’i lani. Këtu nuk përfshihen njollat.

Bluzat dhe këmishët

Këto duhet larë pas çdo përdorimi, sepse shumë lehtë thithin djersën e cila bie në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.

Fustanet

Fustanet mund t’i lani pas dy apo tri herë përdorimesh, kujdesuni që të mos e dëmtoni materialin dhe ngjyrën e tyre.

Recipetat

Recipetat duhet larë pas tre apo katër përdorimesh, ose në të kundërtën të paktën t’i ajrosni.

Çorapet

Çorapet duhet larë pas çdo përdorimi sepse mbushen me djersë.

Veshjet sportive

Veshjet e sportit duhet të lahen pas çdo seance palestre, shëtitje apo vrapimi në natyrë.

Pizhamet

Pizhamet ose veshjet e gjumit mund t’i përdorni tri deri në katër herë dhe pastaj t’i lani.

Këpucët

Për këpucët nuk ka ndonjë rregull të caktuar, po është mirë të pastrohen nëse i keni bërë me baltë. Më shumë varet nga rruga që e bëni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme