Pas sulmit kibernetik nuk shpërndahen disa gazeta amerikane

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Disa gazeta amerikane patën probleme të mëdha në shtypjen e tyre dhe në shpërndarje të shtunën për shkak të një sulmi kibernetik, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Sulmi bëri që të vonohej shpërndarja e The Los Angeles Time, Chigago Tribune, Baltimore Sun dhe titujve të tjera që i përkisnin “Tribune Publishing”

Kompania tha se se zbuloi virusin së pari të premten , kur goditi gazetat që shtypeshin në të njëjtën fabrikë.

Sulmi dyshohet se ka ardhur nga jashtë SHBA-së, sipas Los Angeles Times.

Gazetat e Bregut Perëndimor të Ëall Stress Journal dhe The News York Times, që kanë të njëjtën platformë prodhimi në Los Angelos, u prekën gjithashtu.

“Ne besojmë se synimi i sulmit ka qënë të dëmtojë infrastrukturën, më saktësisht serverat, sesa të synonte të vidhte informacionin”, tha një burim anonim që kishte informacion mbi sulmin.

Të ngjashme