Gastroenterologu Skender Telaku ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në media lidhur me vendimin për suspendimin nga puna.
Telaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë proces bëhet fjalë për “lojëra të ndryta” para konkursit për drejtor të klinikave.
Ai më tutje ka shtuar se planifikon të konkurroj në këtë konkurs e madje edhe shpreson në fitore.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur reagimin e plotë të Telakut.
“Sa e lexova lajmin per suspendimin tim. Qe ne fillim dua te cek se behet fjale per lojera te ndyta para konkursit per drejtor te klinikave, ku mendoj te konkuroj e besa edhe te fitoj. Nuk behet fjale per kurfare peticioni por per dallaverete e drejtorit te Gastroenterologjise i cili i merr ato me presion , duke i kercenuar koleget e mi. Nuk beghet fjale per kurfare dergimi te te semureve ne Klinika Private por eshte kerkuar biopsia me ultraze endoskopik te cilen ne Kosove e bej vetem . I eshte thene te semurit te shkoj ne Tirane e jo te une . Nga i semuri eshte marre nje nenshkrim, dhe nje fjali nen te cilen drejtori i ka shtuar disa fjale . I semuri thote se nuk eshte shkrimi i tij per cka ka dhene deklarate ne Komision Disciplinor.
E tera kjo eshte loje qe iu konvenon disav qe nuk jane gastroenterolog te verete , qe i kane marre licencat pa merita , duke u bazuar vetem ne pervoje te punes. Nuk jane gastroenterologe , kardiologe , etj etj.
Ne kete vendim ka vepra kriminale , te cilat do ti qoj deri ne fund sepse me duhet te luftoj , nuk kam zgjidhje tjeter. Si e fituam kontestin me licenca te dhena ne menyre jo reale , per 5 vite , neper gjykata , edhe kete sfide do ta fitojme .
Telefonin e kam ham te hapur, nuk e kam te mbyllur.
Ju faleminderit per interesim”
Gjatë ditës, kryetari i komisionit disiplinor në QKUK, Alban Janova tha se suspendimi i Skender Telakut është bërë lidhur me një shkelje të Udhëzimit Administrativ për marrjen e një biopsie në Tiranë dhe për shkak që sipas tij, Telaku ka ofenduar drejtorin dhe kolegët e tij.