Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg njoftoi sot se është rikthyer në shkollë pas një pauzë një vjeçare.
Tunberg shkroi në llogarinë personale të Facebookut se viti i saj i pushimit kishte mbaruar dhe se ishte një ndjenjë e shkëlqyeshme të ishte sërish në shkollë.
Në qershor të vitit 2019, ajo njoftoi se do ta braktiste shkollën në mënyrë që t’i përkushtohej mbrojtjes së ambientit dhe klimës për pjesën tjetër të vitit 2019 deri në vitin 2020, transmeton Telegrafi.
Ajo u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin javën e kaluar, duke i kërkuar asaj që të merrte drejtimin në luftën globale kundër ndryshimit të klimës.
“Ajo ka një përgjegjësi të madhe, por edhe një mundësi të shkëlqyeshme për të marrë rolin e një personi drejtues në luftën kundër ndryshimit të klimës”, tha Tunberg pas takimit me kancelaren gjermane.
Kujtojmë se 17-vjeçarja mori pjesë në një tubim kushtuar luftës për ruajtjen e mjedisit në Berlin.
Ajo ka marrë çmime të shumta duke përfshirë: Çmimi i nderit të Shoqërisë Gjeografike Mbretërore Skoceze; 100 personat më me ndikim të revistës Times dhe personi më i ri i Times; përfshirja në listën e 100 grave më të fuqishme të botës të revistës Forbes dhe dy nominime të njëpasnjëshme për çmimin Nobel për Paqen (2019 dhe 2020).