Pas tërmetit Tirana kthehet në normalitet, hapen shkollat dhe çerdhet

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Tirana i është kthyer normalitetit. Pas tërmetit që goditi Shqipërinë e Mesme të shtunën, shkollat, kopshtet dhe çerdhet sot janë hapur në kryeqytet dhe mësimi e aktivitetet e përditshme për fëmijët do të vijojnë normalisht.

Mësimi u pezullua në shkollat e punonjësit e institucioneve të Bashkisë kanë ushtruar kontrolle nëpër të gjitha shkollat, kopshtet e çerdhet e kryeqytetit, duke bërë të mundur kthimin e fëmijëve në ambiente të sigurta.

Siç shihet edhe nga fotot ndihma nga ana e punonjësve vijon edhe sot, që nga policët bashkiakë që po shoqërojnë fëmijët për të kaluar vizat e bardha e do vazhdojë gjatë gjithë ditës, ku një punonjës social do të jetë i pranishëm në çdo shkollë për t’u shpjeguar nxënësve situatën me tërmetin e së shtunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme