Pas transferimit tek Barca, Griezmann flet për Lionel Messin

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Transferimi më i ri i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka komentuar rreth shokut të skuadrës, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në histori, Lionel Messi.

Reprezentuesi francez është duke shikuar përpara që të krijoj partneritetin me pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’, për të cilin ka thënë vetëm fjalë të mira.

“Jam duke pritur të shoh çfarë është Messi në baza ditore në stërvitje. Të luajë krahë tij është kënaqësi e vërtetë” ka thënë Griezmann për faqen zyrtare të Barcelonës, transmeton lajmi.net.

“Po shoh përpara që të punojë me shokët e rinj të skuadrës dhe trajnerin, dhe të luaj në ‘Camp Nou’ me shpresën për të fituar shumë gjëra” ka thënë tutje francezi.

Griezmann kaloi tek Barcelona të premten, pasi skuadra katalane, përmes avokatëve të lojtarit, pagoi klauzolën 120 milionë euro.

Të ngjashme