Pas tri ditësh vonesë dalin pensionet me 100 euro shtesë

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave Hekuran Murati njofton se është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën prej 100 euro.

Pensionet janë ekzekutuar me tri ditë vonesë, kjo gjë ka shkaktuar tollovi dhe pritje para bankave. Të moshuarit nuk janë njoftuar me kohë për daljen e pensioneve me vonesë, duke i lënë në pritje të gjata para bankave gjatë ditës së hënë.

Njoftimi i tij i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.

300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:

 25% më shumë mbi pensionin bazik,

 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe

 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.

Për një shtet për të gjithë!

Të ngjashme