Pas tri raundesh, Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 12:16 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kupina u zgjodh në raundin e tretë të votimit me 25 vota për, nga 42 sa ishin prezent në sallë, raporton Ekonomia Online.

Edhe VV mori pjesë në votim. Ajo e mundësoi zgjedhjen e Fehmi Kupinës të LDK-së për kryesues të Prishtinës.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës

Më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti. 

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/rama-per-koalicionin-me-pdk-ne-jemi-perafruar-me-te-gjithe-ka-energji-pozitive/


Të ngjashme