Ultimatumi i kreut të Ekzekutivit, Ramush Haradinaj, për banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit, që të nënshkruajnë kontratat e ofruara nga Qeveria e Kosovës për zhvendosje, ka dhënë efekt – 21 familjet e lagjes “Mirena” kanë arritur marrëveshje për shpronësim, shkruan sot Koha Ditore.
Këto familje kishin hezituar të vinin firmën pasi, sipas tyre, marrëveshja e arritur me kryeministrin Haradinaj ishte ndryshuar më pas nga aktorët e përfshirë në grupin punues për zhvendosje.
Faton Mirena, banor i kësaj lagjeje, ka bërë të ditur për gazetën se kanë arritur marrëveshje për shpronësim dhe se nëse KEK-u i përmbahet asaj marrëveshjeje, të hënën, Komisioni i shpronësimit do të dalë në terren për të bërë incizimin.