Po vidhte thëngjill në Hade, ikën pasi vëren policinë

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Njësia policore ka vërejtur të dyshuarin i cili me kamionin e tij ishte duke vjedhur thëngjill nga shiriti transportues i thëngjillit, ku i dyshuari me të vërejtur njësitin patrullues ka ikur nga vendi ngjarjes duke mos u ndalur në shenjen e Policisë për t’u ndaluar.

Ndërsa familjarët e të dyshuarit gjatë arrestimit të tij kanë penguar njësitin policor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti ka ndodhur në fshatin Hade të Obiliqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme