“Pas unifikimit të ndërkombëtarëve do unifikohet edhe politika kosovare për marrëveshjen me Serbinë”

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 18:40 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga New Yorku, ku ishte i pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tregoi se bashkësia ndërkombëtare është unike sa i përket arritjes së marrëveshjes paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

“ShBA-ja dhe BE-ja kanë qëndrim unik për procesin e dialogut, negociatave dhe mundësisë së arritjes së marrëveshjes paqësore mes Kosovës dhe Serbisë – që nënkupton vetëm njohje reciproke“, ka thënë Thaçi në Info Magazine të Klan Kosovës.

I pari i vendit shprehu besimin dhe shpresën e tij që ndërkombëtarët do të flasin në mënyrë unike sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi, me ç’rast ai tha se kjo do të krijonte unitet edhe në politikën kosovare.

“Kam besim të plotë në ditët e javët e ardhshme do ta kemi bashkësinë ndërkombëtare që do të flasë me një zë, do të jetë unike”.

“Besoj fuqishëm që do të flasë në mënyrë unike. Pastaj, kjo do të na ndihmojë edhe neve të krijojmë unitet të skenës politike kosovare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme