Pas vdekjes së Elizabeth II, Premier Liga anulon ndeshjet e fundjavës

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Premier Liga dhe EFL kanë anuluar ndeshjet e tyre këtë fundjavë pasi futbolli profesionist në Angli do të shtyhet si shenjë respekti pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten.

Ndërsa Britania e Madhe hyn në një periudhë zie kombëtare, sportet e tjera gjithashtu do të marrin një vendim nëse do të shtyjnë ngjarjet e tyre këtë fundjavë, shkruan independent.co.uk.

Vendimet në lidhje me shtyrjet e mëtejshme në kalendar pritet të përcaktohen pas shqyrtimit të udhëzimeve zyrtare të ditëve të zisë nga Zyra e Kabinetit, por kuptohet se do t’u lihet organizatorëve individualë të ngjarjeve sportive të vendosin se si do të vazhdojnë me shtyrje.

Të ngjashme