Pas vendimit për lirim nga burgu, deklarohet avokati i Sylejman Selimit

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Në lidhje me vendimin e fundit ku Gjykata vendore ka liruar me kusht gjeneralin Sylejman Selimin, është deklaruar edhe avokati i tij Tomë Gashi.

Përmes llogarisë së tij në facebook, avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, ka thënë se klienti i tij ishte mbajtur padrejtësisht në burg për mbi pesë vjetë.

”Lirohet Gjeneral Sylejman Selimi. Para pak minutash, pas mbajtjes pa të drejtë për mbi 5 vite dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar Gjeneral Sylejman Selimi”, shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme