Pas vendimit të PZAP-së, në KQZ tregojnë kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për refuzimin e kërkesës së Lëvizja Vetëvendosje rreth 4 639 pakove me vota të ardhura nga diaspora, janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ i tha Ekonomia Online tha duhet që të presin afatin ligjor pasi që për këtë vendim lejohet që palët në ankohen sërish në Gjykatën Supreme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të presë afatin ligjor para se të procedojë më të, pasi në fund të vendimit të PZAP-it ka këshillë juridik, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve”.

Ai më tej ka sqaruar se nuk mund të shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pa u marrë vendim për këtë çështje.

“KQZ-ja nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”.

Të hënën PZAP vendimin për refuzim thotë se e ka marrë pasi që ato pako me vota kanë arritur në KQZ nga data 8 tetor deri më 11 tetor, gjegjësisht pas përfundimit të procesit zgjedhor të mbajtur më 6 tetor.

PZAP-ja, në arsyetimin për refuzimin e apelit të VV-së, ka thënë se kontestuese në këtë rast mbetet “vetëm çështja e vlefshmërisë së këtyre pakove me fletëvotime si të rregullta pasi që në KQZ të njëjtat janë pranuar pas afatit të paraparë ligjor për pranimin e pakove me fletëvotime nga votuesit jashtë Kosovës”.

PZAP-ja thotë se kundër këtij vendimi mund të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve pas marrjes së këtij vendimi, ndërkaq, Gjykata Supreme ka kohë 72 orë për të marrë vendim pas ankesës.

Gjykata Supreme ka marrë vendim për numërimin e këtyre votave pas ankesës që kishte ushtruar Lëvizja Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme