Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur një takim me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, një ditë pas vizitës së tij në Serbi.
Putin ka biseduar me anëtarët për vizitën dhe zhvillimit që pati në Serbi.
“Diskutimi u përqendrua në rezultatin e bisedimeve që presidenti mbajti në Serbi, në veçanti mbi Kosovën”, thuhet në faqen zyrtare të Kremlinit.
Pjesëmarrësit folën gjithashtu për vizitat e ardhshme të presidentit si dhe për çështjet aktuale socio-ekonomike.
Presidenti rus ishte në Serbi të enjten në një vizitë zyrtare ku diskutuan me presidentin serb Aleksandër Vuçiq edhe për çështjen e Kosovës.