Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten Anitën dhe fëmijët e tij udhëtuan këtë të hënë për në Cyrih të Zvicrës. Bashkë me ta janë parë edhe fëmijët e vëllait të Haradinajt. Indeksonline ka siguruar një foto të shefit të ekzekutivit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ndryshe, Ramush Haradinaj edhe dimrin e shkuar kishte zgjedhur […]
Pasi ia rriti 100% pagën vetes, Haradinaj nisët në Zvicër për pushim

Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten Anitën dhe fëmijët e tij udhëtuan këtë të hënë për në Cyrih të Zvicrës.
Bashkë me ta janë parë edhe fëmijët e vëllait të Haradinajt.
Indeksonline ka siguruar një foto të shefit të ekzekutivit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ndryshe, Ramush Haradinaj edhe dimrin e shkuar kishte zgjedhur Zvicrën për pushime, por udhëtimi i tij ishte ndaluar në Bazel, pasi në pjesën franceze të aeroportit ishte arrestuar nga policia franceze në bazë të një urdhër arresti serb.











