Pasi iu punësua gruaja në Ministri, flet frizeri i Albulena Haxhiut

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Dje në media është raportuar se Brikena Kelmendi – Gashi, bashkëshortja e frizerit Armend Gashi është punësuar në Ministrinë e Drejtësisë, konkretisht në dikasterin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Gashi ka thënë të martën se Haxhiu dhe bashkëshortja e tij janë shoqëruar me njëra-tjetrën para se ai ta njihte ministren.

“Nuk kam çka komentoj unë, Albulena dhe gruaja (Brikena) janë shoqëruar shumë më herët se që e njoh Albulenën”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se sallonin e tij e vizitojnë politikanë të ndryshëm.

“Sallonin e vizitojnë shumë politikanë jo vetëm të Vetëvendosjes, po edhe nga opozita. P.sh. Lumir Abdixhiku është klient më shumë se 10 vite. Nuk kam çka shtoj më shumë”, ka thënë Armendi.

Në sallonin “Vogue Hair” të Armend Gashit nuk përkujdeset për flokë vetëm ministrja Albulena Haxhiu, por edhe kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet.

Për punësimin e Brikena Kelmendit – Gashit në ministrinë e Drejtësinë ka pasur edhe reagime në opinionin publik, përfshirë këtu edhe ish-bashkpartiak të ministres Haxhiu e kryeministrit Kurti.

Të ngjashme